Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar punimet që po kryhen në asfaltimin e dy rrugëve “Hafiz Sabri Bushati” dhe “Daut Boriçi” pranë Urës Dërvishbeg. Ai ka ndjekur nga afër punimet në procesin e asfaltimit të këtyre segmenteve të rëndësishme në qendër të qytetit të Shkodrës. Gjatë inspektimit ai është takuar me banorë dhe punonjës, të cilët po punojnë prej ditësh në rikonstruksionin e plotë të këtij segmenti
Beci është shprehur se kjo rrugë është një nga segmentet më të rëndësishme të qytetit dhe do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit të mjeteve.
Puna për rikonstruksionin e plotë të këtyre segmenteve ka nisur disa ditë më pare. Investim ka përfshirë rikonstruksionin e plotë rrjetit të kanalizimeve, asfaltimin e plotë dhe ndryshimin e korsisë së biçikletave. Kjo zonë është paisur me ndriçimin led, ç’ka ka ndryshuar imazhin e plotë kësaj rruge.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.