Kryetari i Bashkisë Shkodër ,Benet Beci, ka inspektuar nga afër ndërhyrjen që ka nisur prej dy ditësh në sheshin pranë shkollës 9 -vjeçare “Martin Camaj”.
Ai është takuar me banorë të zonës si dhe drejtues të shkollës duke garantuar se ky shesh do të pastrohet plotësisht dhe do t’i kthehet nxënësve dhe banorëve të zonës.
Gjatë kësaj ndërhyrjeje është gjetur dakordësia edhe me banorët e zonës për lirimin e objekteve, të cilat në vite, në mënyrë të jashtëligjshme, kishin zënë sipërfaqet publike duke e kthyer këtë zonë në një pjesë të pakalueshme për vetë banorët dhe komunitetin e kësaj zone.
Bashkia Shkodër ka hartuar një projekt i cili përfshin rikonstruksionin e plotë të gjithë sheshit pranë kësaj shkolle në qytetin e Shkodrës.
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…
Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…
Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…
Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…
Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…
Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…
This website uses cookies.