Categories: AktualitetLajme

Beci inspekton shkollën “Arben Broci”, Bashkia Shkodër do të ndërhyjë për rikthimin në identitet të saj

Kryetari i Bashkisë Shkodër,  Benet Beci, ka inspektuar nga afër ambientet e konviktit dhe shkollës së mesme profesionale “Arben Broci”. Ai ka parë nga afër ambientet tërësisht të amortizuara,  të cilat do të jenë pjesë e një plani ndërhyrjeje të Bashkisë Shkodër,  për rikthimin në identitet të aseteve të saj. Në këtë shkollë, në vitin 2012-të, u ndërtua një godinë tërësisht e re, por e pa vënë në funksion prej 12 vitesh çka ka sjellë edhe amortizimin e saj të plotë.

I shoqëruar edhe nga drejtori i shkollës, kryebashkiaku ka parë nga afër edhe ambientet e praktikës mësimore të kësaj shkolle,  e cila përgatit nxënës të gatshëm edhe për tregun e punës, ndërkohë që në bashkëbisedimin me mësuesit e shkollës garantoi se po punohet për hartimin një projekti për rivitalizimin e të gjithë zones.

Shkolla e Mesme Profesionale “Arben Broci”, është konsideruar si një nga pasuritë e arsimit profesional në Shkodër,  jo vetëm për hapësirat që ka përreth godinës së shkollës dhe konvikteve  për nxënësit e arsimit professional, të cilët pasi kryejnë këtë shkollë janë të gatshëm për tregun e punës, në fushën e mekanikës, për elektriçistë, apo punonjës të IT-të, dëgë të cilat i ofron kjo shkollë e vetme në llojin e saj në veriun e vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

19 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

19 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

20 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

21 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

21 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

21 hours ago

This website uses cookies.