Beci: Na votoni për vijimësinë / PS takime në zonën e Dukagjinit për fushatën elektorale

Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve të Partisë Socialiste.
Ky ka qënë mesazhi që banorët e kësaj zone masivisht i kanë dhënë kandidatëve Marjana Koçeku dhe Marjan Ndërshtiqaj.
I pranishëm në prezantimin e kandidatëve në Breg Lumi në qendër të Njësisë Administrative Shalë ka qënë edhe drejtuesi politik Benet Beci i cili u ndal tek rëndësia e kësaj vote për vazhdimësinë e vemendjes dhe projekteve transformuese për zonën.
Zona e Dukagjini gjatë dy viteve të fundit ka përjetuar investime tejet të rëndësishme që nisin me rrugën e Dukagjinit me dy lotet e saj, rikonstruksionin e urave dhe rrugëve që lidhin fshatrat e njësisë së Shalës ndërkohë që shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe furnzimi me energji elektrike për të gjithë zonën e Alpeve në veri të vendit.