Beci: Nis pastrimi i kanalit të Jubanit, parandalim përmbytjeve Në fshatin Juba…

Beci Nis pastrimi i kanalit te Jubanit parandalim permbytjeve Ne
Beci: Nis pastrimi i kanalit të Jubanit, parandalim përmbytjeve
Në fshatin Juban, Shkodër, ka nisur puna për pastrimin e kanalit, i cili është bërë shpesh shkak përmbytjeje në oborrin e shkollës së fshatit.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale momente nga puna për pastrimin e kanalit.
“Pas vlerësimit në vend, nga Drejtoria Ekonomike Arsimore dhe ajo e Shërbimeve Publike, së bashku me administratorin e Njësisë Administrative Guri i Zi, Ismet Haxhia, u morën masa për fillimin e punimeve të pastrimit (gërmim e transport). Po gërmohen dhe hiqen i mbi 170 m³ materiale”, tha Beci.
Beci vuri në dukje se subjekti “Alb Construction”, me të cilin po realizohen punimet, është angazhuar me intensitet për përfundimin sa më parë të tyre.
Rehabilitimi i kanalit ndikon në kullimin e shpejtë pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.