Beci: Partia ime politike është Shkodra – Kryebashkiaku i Shkodrës i përgjigjet Berishës nga kantieret e punës.

Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD Sali Berisha.
Pa cekur në asnjë rresht diskursin poltik, Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike, diskutime nga të cilat Shkodra ka qënë “peng” i politikës së vjetër prej 30 vitesh.
Kryebashkiaku Benet Beci shprehet i prerë se partia e tij politike është Shkodra.
Kryebashkiaku Benet Beci inspektoi nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët duke zëvëndësuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e biçikletave.
Janë një sërë investimesh që janë në proces në Shkodër, hyrjen e qytetit, Urën e Bahcallekut, rrugën Shirokë – Zogaj, pastrimin e Liqenit të cilat krijojnë një impakt jo vetëm për banorët e Shkodrës, por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut