Beci pret ipeshkvinjtë Massafra e Peragine – Kryebashkiaku vlerëson rolin e tyre edhe në kuadër të Bashkisë Shkodër
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra në zyrën e tij.
Gjatë këtij takimi, ku prezent ishte edhe Arqipeshkvi i ri i Shkodrës, imzot Giovanni Peragine, kryebashkiaku Beci ka vlerësuar kontributin që imzot Massafra në vite ku, me mençurinë e tij dhe mesazhet e harmonisë dhe tolerancës fetare, do t’i përkasë përherë Shkodrës.
Gjatë bisedës, kryebashkiaku Benet Beci informoi krerët e kishës katolike në Shkodër edhe për hapat e fundit që po ndërmerren për nisjen e investimit në hyrje të Shkodrës, harmonizimin e këtij investimi edhe me objektet e kultit dhe kalanë “Rozafa”, ndërhyrje që synojnë rikthimin e Shkodrës në rrënjët e vjetra e të saj ….sink
Imzot Angelo Massafra i kaloi stafetën imzot Giovanni Peragine në krye të kishës katolike të Shkodrës ndërkohë që shembulli që lë për të gjithë është kontributi dhe mesazhet e harmonisë mes komuniteteve fetare si një vlerë e shtuar këtij qyteti ndërmjet besimeve fetare dhe bashkëjetesës së besimtarëve mes njeri – tjetrit.