Beci pret nxënësit e “28 Nëntori”/ Kryebashkiaku fton nxënësit që të jenë pjesë e projekteve inovative
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në zyrën e tij të rinjtë e Gjimnazit “28 Nëntori” të cilët fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL Al per inteligjencën artificiale.
Ai uroi të rinjtë për këtë rezultat fantastik që bën krenar jo vetëm Shkodrën por të gjithë Shqipërinë. Gjatë këtij takimi Kryetari i Bashkisë Shkodër ka ftuar nxënësit që të jenë pjesë edhe e projekteve inovative të qytetit, dhe në të gjithë territorin, në mënyrë që Shkodra të bëhet pararojë në idetë inovative në përmirësimin e shërbimeve publike.
Gjimnazistët e “28 Nëntorit” panë nga afër edhe qëndrën e monitorimit me sistemin e kamerave të qytetit të Shkodrës, nga ku në të ardhmen të rinjtë do të kenë mundësi të hartojnë projekte të tjera inovative që do t’i vënë në zbatim për Shkodrën.