Beci: Projekt për rivënien në punë, kryebashkiaku i Shkodrës pret përfaqësues të tregtarëve të tregut që u dogj
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, ka takuar banorët e prekur nga djegia e tregut të rrobave të përdorura në lagjen Qafëhardhi në Shkodër. Ata kanë falenderuar kryebashkiakun për gadishmërinë e treguar në ditën e zjarrit dhe kanë kërkuar ndihmën e tij, për rivënien në punë të tregut, i cili u shkrumbua totalisht.
Kryebashkiaku garantoi mbështetjen ndaj 80 tregtarëve, të cilët prej 22 vitesh punojnë aty. Ai deklaroi se, fillimisht do të duhet një dakordësi me pronarin e truallit, më pas bashkia do të hartojë projektin për rivënien në punë të tregut.
Tregu i rrobave të përdorura u përfshi nga flakët pasditen e së premtes, ndërkohë që policia ka identifikuar si fajtor për zjarrvënien dy të mitur. Bashkia Shkodër nga ana tjetër, ka nisur verifikimin e plotë të dëmeve dhe të banesave të prekura nga zjarri.