Beci shoqëron tre nxënës në shkollë/ Kryetari i Bashkisë uron nxënësit me fëmijët e qendrave rezidenciale.

beci shkolla

beci shkolla

Kryetari i Bashkisë Shkodër ka zgjedhur që në ditën e parë të shkollës të urojë të gjithë nxënësit me fëmijët e qendrave rezidenciale. Gabrieli, Riselio dhe Sonila, të cilët janë pjesë e shtëpisë së fëmijëve në Bashkinë Shkodër, në ditën e parë të shkollës janë shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, në shkollën 9 vjeçare “Salo Halili”. Në ditën e parë të shkollës, kryebashkiaku Beci vuri theksin tek ndërhyrjet që janë bërë nga bashkia Shkodër, por edhe vëmendja e shtuar që do të ketë në të ardhmen për rininë dhe fëmijët. 11 777 nxënës i janë drejtuar sot institucioneve të arsimit bazë, ndërkohë qe 4017 nxënës kanë nisur arsimin e mesëm në bashkinë Shkodër, me 96 objekte shkollore të cilat presin nxënësit në vitin shkollor 2023-2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.