Beci takim me zjarrfikësit, falenderim për dy ndërhyrjet e fundit dhe i njoftoi për rritjen e pagave
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka takuar drejtues dhe efektivë të repartit të zjarrfikëses në Shkodër. Në këtë takim, i cili u konsiderua si një bashkëbisedim mes njëri-tjetrit, kryetari i Bashkisë i falënderoi të gjithë efektivët për ndërhyrjet në dy rastet e fundit në lagjen “Perash” dhe lagjen “Skënderbeg”. Ai garantoi mbështetjen maksimale për zjarrfikësit.
Gjatë bashkëbisedimit me zjarrfikësit, ai ndau me ta edhe lajmin e bërë publik nga qeveria shqiptare për rritjen e pagave.
Gjatë muajit korrik, flotës së mjeteve pritet t’i shtohet edhe një automjet zjarrfikës, ndërkohë që gjatë këtij viti pritet edhe shtimi i personelit për repartin zjarrfikës në Shkodër.