Categories: LajmeSport

Befason Vllaznia e volej meshkuj / Kuqeblutë mundin Partizanin dhe rihapin garën në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Paraqitja e dobët në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, ku edhe u eleminua në ndeshjet e grupit kualifikues, por edhe dy humbjet radhazi në ndeshjet e Ligës “Gjergji Kastrioti”, krijuan përshtypjen se ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj po kalonte një krizë rezultatesh në këtë fundviti 2023. Por, sfida e radhës në ndeshjet e grupit eleminator të Ligës “Gjergj Kastrioti” tregoi të kundërtën. Djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij, Ermal Kraja, kanë befasuar me përformancën e paraqitur përballë Partizanit potent, skuadër e cila është pretendentja kryesore për titullin kampion në Shqipëri, por edhe fitimin e trofeut të Ligës “Gjergj Kastrioti”. Me kapitenin Nikolin Qafarena në krye, Rrashketën, Lloshin, Taflaj, Ross, Lleshi, Talani, Çekini, Jula, Curraj, Preka, Lugaj, Vllaznia dominon tërësisht duke e fituar ndeshjen me rezultatin 3 me 1. Pas ndeshjes, trajneri kuqeblu Kalaja,  shprehet i kënaqur për fitoren dhe sidomos lojën e volejbollistëve të tij.

Nga ana tjetër, trajneri i Partizanit, Ylli Tomorri, pranon humbjen dhe përgëzon ekipin kuqeblu për lojën e paraqitur në këtë ndeshje.

Pas javës së tretë, rivaliteti në grupin A të Ligës “Gjergj Kastrioti” është rritur ndjeshëm. Në vend të parë është Ferizaj me 6 pikë, ndërkohë, tre skuadrat e tjera të këtij grupi, Skënderbeu i Kosovës, Partizani dhe Vllaznia, janë me pikë të barabarta, me nga 4 të tilla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

4 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

4 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

18 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

18 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

18 hours ago

This website uses cookies.