Begaj dekreton dhënien e gradave madhore në Forcat e Armatosura

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e gradave madhore në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Begaj dekreton Gjeneralin Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Komandant i Forcës Tokësore”, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”.
Kolonel Aleksandër Koço Pando, me detyrë “Drejtor” i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Kolonel Altin Qerim Kurti, me detyrë “Atashe Ushtarak i RSH-së në Republikën e Kosovës, jo rezident në Republikën e Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, në Përfaqësinë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Kolonel Bardhyl Feim Nuredinaj, me detyrë “Zëvendëskomandant i Akademisë së Forcave të Armatosura”, në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Kolonel Vullnet Murat Doka, me detyrë “Koordinator për bashkëpunimin me Institucionet Qendrore” në Qendrën e Bashkuar Operacionale, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.