Categories: LajmePolitikë

Begaj: Diasporës t’i jepet e drejta e votës. Të ketë përfaqësim dhe zë në politikën shqiptare

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka deklaruar se shqiptarëve jashtë vendit duhet t’u garantohet e drejta e votës dhe të ketë zë në politikën shqiptare në mënyrë që përfaqësojë interesat e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e III-të të Diasporës, kreu i shtetit shqiptar theksoi se shqiptarët jashtë vendit duhet të votojnë për proceset zgjedhore në Shqipëri sipas modelit të shumë vendeve të tjera.

Ai vuri në dukje se “kjo do të kthejë Diasporën në aktore të drejtpërdrejtë të konfigurimit politik dhe administrativ në Shqipëri

Vlerësoj strukturimin përgjatë viteve të fundit të shtetit shqiptar me diasporën. Krijimi i mekanizmave institucionalë dhe atyre ligjorë do të mundësojë një bashkëpunim dhe me rezultate konkrete.

Vetëm kur shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë të ndihen pjesë e vendit të tyre si ata që jetojnë brenda vendit, Shqipëria do të arrijë potencialin e saj të plotë.

Në këtë drejtim, ka disa hapa të domosdoshëm për t’u ndërmarrë. Pikësëpari është vota. Qytetarët shqiptarët jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri.

Ata duhet të votojnë sipas një modeli të shumëve vendeve të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë Diasporën në aktore të drejtpërdrejtë të konfigurimit politik dhe administrativ në Shqipëri”, u shpreh Begaj.

Ai shtoi se përmes votës Diaspora duhet të ketë përfaqësimin e saj politik në skenën e politikës shqiptare në mënyrë që t’u japë zë shqiptarëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Së dyti, Diaspora duhet të ketë përfaqësim politik, që t’i japë zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit.

Të gjitha këto procese që nuk mund të përmbushen sa hap e mbyll sytë por nuk janë objektiva të paarritshëm, janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg”, nënvizoi Begaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

7 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

7 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.