Begaj homazhe për trashëgiminë e Jimmy Carter: Kampion i Demokracisë dhe Paqes
Në një postim të fundit në rrjetin social X, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë një status nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku vlerëson rolin e Presidentit të ndjerë Jimmy Carter si një kampion të demokracisë dhe të paqes.
Begaj ka theksuar angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe paqësore, duke vënë në dukje se Carteri do të mbahet mend si një lider që përjetësoi idealet e paqes dhe të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.
Në postimin e Ambasadës së SHBA-së, e cila nderon trashëgiminë e Carter, përmendet se ai ishte një udhëheqës që i qëndroi besnik parimeve demokratike dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar për rezoluta paqësore dhe avancimin e demokracisë. Mesazhi gjithashtu thekson se Carteri, si laureat i Çmimit Nobel për Paqe, na ka mësuar si të jetojmë në paqe dhe të refuzojmë luftën, duke u përpjekur për një shoqëri më të lirë dhe më të drejtë.
“Sot në USEmbassyTirana, kam nderuar trashëgiminë e Presidentit Carter. “Në kujtim të James Earl Carter Jr., Presidentit të 39-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një lider që i qëndroi besnik parimeve demokratike. Ai do të mbahet mend në politikën ndërkombëtare si një kampion në shërbim të njerëzimit, një laureat i Çmimit Nobel për Paqe, i cili i kushtoi dekada ndjekjes së rezolutave paqësore, avancimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Njerëzimi ka mësuar prej tij se si të jetojë në paqe dhe të refuzojë luftën jo si një ‘të keqe të domosdoshme’, por të përpiqet për një shoqëri të lirë dhe të drejtë“, shkruan Begaj.