Begaj i uron mirëseardhjen Përfaqësueses së re Diplomatike të Kinës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj priti sot në takim Përfaqësuesen e re Diplomatike të Kinës, Pang Chunxue së cilës i pranoi Letër Kredencialet.
Në një postim në rrjetin e tij social X, Begaj shkruan se pranoi letrat kredenciale të saj ditën e sotme duke i uruar mirëseardhjen ambasadores së re në Shqiperi.
“I urova mirëseardhjen Ambasadores së re të PR të Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue, pasi pranova letrat kredenciale të saj sot”, shkruan presidenti Begaj në X.