Lajme

Begaj: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut, i sjell siguri rajonit

Në konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut që po mbahet në Shqipëri, presidenti i vendit, Bajram Begaj ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në këtë kartë është një hap drejt sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Begaj theksoi se bota gjendet në konflikte të përgjakshme siç është në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, të cilat sipas tij, “kërkojnë një qasje të bashkuar dhe një angazhim të përbashkët për t’i adresuar ato në një mënyrë efikase dhe të qëndrueshme”.

Ukraina përballet me një agresion të paprecedentë të paligjshëm nga Rusia.  Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë Ukrainën në bashkëpunim me aleatët strategjikë. Në Lindjen e Mesme që prej një viti kemi përshkallëzim të konfliktit duke krijuar edhe atje një vatër të nxehtë. Këto çështje madhore kërkojnë një qasje të bashkuar dhe një angazhim të përbashkët për t’i adresuar ato në një mënyrë efikase dhe të qëndrueshme”, theksoi Begaj.  

Begaj vuri në dukje se Ballkani Perëndimor përballet me sfida në fushën e sigurisë, ku sipas tij, rajoni i brishtë ndaj “ndikimeve të brendshme dhe të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur”.

Rajoni ynë, Ballkani Perëndimor përballet me sfida me specifike, veçanërisht në fushat e sigurisë. Rajoni ynë mbetet i brishtë ndaj ndikimeve të brendshme dhe të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur. Tensionet e krijuara, ndërhyrja nga aktorët e tretë dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike kërkojnë bashkëpunim të thelluar ndër vete dhe me partnerët tanë. Historia nuk duhet harruar, ndryshe rrezikojmë të përsërisim gabimet”, u shpreh Begaj.

Ai vuri në dukje se shqiptarët janë një faktor konstruktiv në rajon që kanë kontribuar për paqen dhe sigurinë. Në këtë mënyrë, sipas Begajt, edhe Kosova duhet të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut duke forcuar jo vetëm sigurinë e saj por edhe të gjithë rajonit të Ballkanit.  

Shqipëria do të luajë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetin. Shqiptarët e rajonit janë një faktor konstruktiv dhe të moderuar duke kontribuar në paqe, në siguri dhe stabilitet. Ata janë dëshmuar si mbështetës të së ardhmes evropiane dhe euroatlantike të rajonit tonë. Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi punuar vazhdimisht për të përçuar sigurinë në rajon dhe për të promovuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturën euroatlantike. Në këtë rrugëtim është me rëndësi të përfshihen edhe anëtarë të rinj që dëshirojnë të anëtarësohen në iniciativën SHBA-Karta e Adriatikut dhe në NATO. Anëtarësimi i Kosovës në këtë kartë është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës por edhe stabilitetin e gjithë rajonit. Kosova ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe përbën një faktor kontribuues për sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha më tej në fjalën e tij, presidenti Begaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

13 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

13 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

14 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

14 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

14 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

14 hours ago

This website uses cookies.