Categories: LajmePolitikë

Begaj: Kroacia mbështetëse e zgjerimit të BE-së. Linja ajrore direkte Tiranë-Zagreb, impakt në ekonomi e turizëm

Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se Kroacia do mbështesë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kroat, Begaj u shpreh se gjatë takimit që mbajti me Milanoviç , një vëmendje të shtuar i kushtuan intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregëtar.

Begaj ka rinënvizuar nevojën për ndërlidhje më të mirë mes Kroacisë e Shqipërisë, në dobi të të dy vendeve dhe rajonit.

“Domosdoshmëri strategjike ky proces. Shpreha besimin se Kroacia do mbështesë fort procesin e zgjerimit. Shqipëria partner i besueshëm I BE-së në kuadër të politikës së jashtme dhe strategjisë. Po ashtu në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer politik, një vëmendje të veçantë i kushtuam intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Të dhënat tregojnë për një prirje optimiste por duhet përpjekje e përbashkët për të inkurajuar shkëmbimet tregtare e ekonomike mes dy vendeve.

Rinënvizova nevojën për ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve, në dobi të dy shteteve dhe rajonit. Vendosja e një linje ajrore direkte Tiranë-Zagreb dhe ndërlidhja e transportit të pasagjerëve mes porteve kryesore të dy vendeve, do kishin impakt ekonomik në fushën e turizmit.

Vlerësova se falë eksperiencës e ekspertizës kroate në fushën e turizmit, energjetikës, infrastrukturës mund të bëhet më shumë për të nxitur investimet në këto fusha.

Përshëndeta dy marrëveshjet e arritura së fundmi, atë të shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i bëri kandidaturës shqiptare për një vend në këshillin e të drejtave të njeriut  në OKB për 2024-2026.

I konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për kandidaturën e Kroacisë në KS në OKB për 2030-2031.

Shqipëria dhe Kroacia kanë rekord për trajtimin e minoriteteve, model që duhet ndjekur nga vendet e tjera të rajonit.

E njoha Milanoviç me problematikat me të cilat përballet minoriteti shqiptar kryesisht në luginën e Preshevës.

Shqiptarët atje duhen trajtuar sipas standardeve evropiane”, tha Begaj.

Presidenti, së bashku me homologun kroat, i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë zhvillimeve në rajon, kryesisht sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Begaj i ka shprehur shqetësimet e tij Milanoviç për përgatitjen dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorur nga grupi terrorist, ndërsa nënvizoi nevojën e rritjes së presionit nga ana e Bashkimit Evropian për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

“Pas akteve të Hamasit mbi Izrael, bëhet e domosdoshme që që BE-NATO të dekurajojnë qasje provokative të Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Papa Françesku jashtë rrezikut për jetën, Ati i Shenjtë do të trajtohet edhe për disa ditë

Selia e Shenjtë bëri me dije se Papa Françesku ishte me humor të mirë këtë…

2 hours ago

“Bie” Vllaznia e femrave – Kuqeblutë u mposhtën me përmbysje në “Loro Boriçi” nga skuadra rivale e Gramshit

Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve…

3 hours ago

Alonso beson te përmbysja: Për një ekip që fitoi i pamposhtur Bundesligën, s’ka gjëra të pamundura!

Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Alonsos…

3 hours ago

Liverpul-PSG/ Luis Enrike nuk përgatit asgjë të veçantë, francezët i besojnë kualifikimit

Edhe pse do të luajnë në një stadium të mitik siç është “Anfield Road”, PSG…

3 hours ago

Atletiko Madrid-Real Madrid / Ançeloti “grumbullon” Dani Karvahal

Për të rritur përqëndrimim dhe frymën e grupit në ekip në prag të derbit me…

3 hours ago

Inter-Fejnord/ Inzagi rigjen Zomerin, Asllani e nis nga stoli

Interi pret sot në mbrëmje ekipin e Fejnordit për të luajtur aktin e dytë të…

3 hours ago

This website uses cookies.