Begaj me Gjeneralin turk: Marrëdhëniet mes dy vendeve, në nivele të larta
Presidenti Bajram Begaj, priti sot (7 qershor) në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.
Presidenti i Republikës theksoi gjatë bisedës se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë në nivele shumë të larta në të gjitha fushat. Presidenti vlerësoi se në siguri dhe mbrojte ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve.
Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj e falënderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Gürak, për ndihmën në vazhdimësi të edukimit dhe trajnimit të efektivave ushtarakë shqiptarë.
Kreu i Shtetit i përcolli Gjeneral Gurak vlerësimet për kompletimin e ushtrisë shqiptare me dronët Bayraktar, si dhe ndihmën e dhënë ndaj Kosovës me mbështetjen për Forcën e Sigurisë dhe përmes FKOR-it, ku Turqia ka aktualisht komandën.