Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka festuar ditëlindjen e 249-të të Trupës së Marinsave me praninë e Presidentit Bajram Begaj.
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn në fjalën e saj tha se “përkujtojmë historinë e pasur të Trupës së Marinsave, por gjithashtu përsiatim mbi ato ideale dhe vlera që bashkojnë Marinsat – nderin, guximin dhe përkushtimin”.
Sipas VanHorn këto parime i kanë udhëhequr ata përmes sfidave të panumërta dhe kanë krijuar një lidhje të pathyeshme që është e pakrahasueshme.
Marinsat tanë, u shpreh VanHorn, janë një grup i larmishëm individësh, secili me historitë dhe përvojat e tij unike, por ata janë të bashkuar nga e njëjta frymë shërbimi dhe sakrifice.
Ndër të tjera në fjalën e saj diplomatja amerikane tha se sakrifica e tyre na ka hapur rrugën për të jetuar të lirë, për të ecur përpara si një komb i madh dhe që demokracia jonë të lulëzojë.
VanHorn shtoi se marinsat e Detashmentit të Ambasadës në Tiranë janë shembull i vlerave të Trupës së Marinsave.
Fjala përshëndetëse e VanHorn
President Begaj, Zonjë e Parë, të nderuar të ftuar dhe Marinsa, mirëmbrëma!
Është nder dhe një privilegj të qëndroj para jush sonte për të festuar ditëlindjen e 249-të të Trupës së Marinsave të Shteteve të Bashkuara.
Një mirëseardhje shumë e ngrohtë për Presidentin dhe Zonjën e Parë të Republikës së Shqipërisë në festën tonë. Gjatë karrierës së shquar të Presidentit Begaj si oficer ushtarak, e cila përfundoi si Shefi i Shtabit së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ai shërbeu si Komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura, një rol të rëndësishëm në të cilin punoi për të frymëzuar udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë për të mbështetur idealet e vetëdisiplinës, aftësive luftarake, profesionalizmit dhe sjelljes vetjake. Këto janë të njëjtat ideale që përcaktojnë se çfarë do të thotë të jesh Marins i Shteteve të Bashkuara. Sonte, ne jo vetëm përkujtojmë historinë e pasur të Trupës së Marinsave, por gjithashtu përsiatim mbi ato ideale dhe vlera që bashkojnë marinsat – nderin, guximin dhe përkushtimin. Këto parime i kanë udhëhequr ata përmes sfidave të panumërta dhe kanë krijuar një lidhje të pathyeshme që është e pakrahasueshme. Marinsat tanë janë një grup i larmishëm individësh, secili me historitë dhe përvojat e tij unike, por ata janë të bashkuar nga e njëjta frymë shërbimi dhe sakrifice. Nga rekrutët më të rinj deri te veteranët tanë më të sprovuar, Marinsat ndajnë një lidhje që kapërcen kohën dhe vendin. Ata janë stërvitur së bashku, kanë luftuar së bashku dhe kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Është kjo shoqëri që i bën marinsat më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Ju lutem bashkohuni me mua për të përkulur kokat tona në një çast heshtjeje për pjesëtarët e rënë të shërbimit që bënë sakrificën përfundimtare.
Sakrifica e tyre na ka hapur rrugën për të jetuar të lirë, për të ecur përpara si një komb i madh dhe që demokracia jonë të lulëzojë. Ne e nderojmë trashëgiminë e tyre jo vetëm sonte, por çdo ditë përmes veprimeve dhe veprave tona. Marinsat e Detashmentit të Ambasadës në Tiranë janë shembull i vlerave të Trupës së Marinsave. Sonte, do të doja të ndaja me ju pak për secilin nga Marinsat tanë shumë të veçantë.
Nëntetari David Hernandez është nga Teksasi dhe aktualisht mbikëqyr programin e automjeteve për trupën. Nëntetar Hernandez u regjistrua si pushkëtar këmbësorie. Ai është një tifoz futbolli dhe i pëlqen klubi i futbollit Liverpool. Rreshterja Autumn Chatman u regjistrua si specialiste e operacioneve të mbështetjes ajrore nga Teksasi. Rreshterja Chatman menaxhon programin e moralit dhe mirëqenies në Mision. Në këtk detyrë ajo planifikon aktivitete “happy hour” dhe menaxhon fondet e trupës. Ajo ka qenë në një ekip për çdo sport që luhet në ekip, përveç softballit. Rreshteri Brandon Lozano shërben si administrator rrjeti për Marinsat.
Brenda Detashmentit të Tiranës, rreshter Lozano operon sistemin e furnizimit për marinsat dhe është mbështetje për planifikimin e Ballos së ditëlindjes së Marinsave. Kur rreshteri Lazaro ishte në detyrë aktive, babai i tij u regjistrua në Marinë. Rreshteri Shungu Oconda u regjistrua si teknik financiar pranë shtetit të Uashingtonit. Rreshteri Oconda drejton programin e operacioneve për të siguruar që marinsat janë të trajnuar në mënyrën e duhur për skenarët e reagimit. Ai është një gjuajtës mediokër dhe ka një hardhucë të quajtur Cornelius si kafshë shtëpiake. Rreshteri Brandon Gardner është nga Nju Jorku dhe menaxhon programin e stërvitjes. Kjo siguron që marinsat tanë të jenë fizikisht të aftë dhe të kualifikuar për kërkesat vjetore.
Rreshteri Gardner u regjistrua si administrator i sistemeve të të dhënave. Ai shkruante për Shoqatën e Shkrimtarëve Ushtarak. Rreshteri i shtabit Matthew Lagrone aktualisht shërben si ndihmës komandant i detashmentit dhe roli i tij kryesor është udhëheqja dhe planifikimi brenda detashmentit. Rreshteri Lagrone është një drejtues rrjeti nga Teksasi. Ai është më i madhi nga shtatë vëllezërit e motrat dhe ka gjashtë motra. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, rreshteri ynë i mrekullueshëm i lartë Dalton Brewer. Ai është komandanti i detashmentit tonë dhe shërben si lidhja midis Zyrës Rajonale të Sigurisë dhe Komandantit Rajonal të Marinsave. Rreshteri i lartë Brewer është i specializuar në aviacion dhe i regjistruar në bordin e avionit Osprey. Ai është regjistruar nga Karolina e Jugut. Njerëzit shpesh e ngatërrojnë atë me vëllain e tij binjak, i cili gjithashtu shërbeu në aviacionin detar.
Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin, sakrificën dhe përkushtimin tuaj ndaj Trupës dhe ndaj vendit. Komuniteti ynë fle më mirë natën duke e ditur se një Marins po qëndron për të ruajtur.
Semper fi dhe gëzuar ditëlindjen, Devil Dogs!
Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook lidhur me…
Prindër e nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe disa shkollave të tjera, janë ngritur sërish…
Përbërësit për 4-5 persona 700-800g presh 200 ml qumësht 2 lugë e gjysmë me miell…
Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.Shkaku kryesor i…
Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi sot në rrjetet sociale, ka bërë me dije se…
Njeriu më i moshuar në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, sipas BBC. Bëhet fjalë…
This website uses cookies.