Begaj në forumin Global “Baku 2025”, thirrje për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar

Begaj në forumin Global

Presidenti, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në Forumin e 12 të Global “Baku 2025”. Në  forumin i cili këtë vit trajton temën “Rishikimi i Rendit Botëror” shndërrimi i sfidave në mundësi, Begaj bëri thirrje për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar dhe për përballje me guxim me sfidat e sotme, të cilat, sipas tij, i kalojnë caqet politike dhe ekonomike, pasi po cenojnë vlerat e rëndësishme, si: liria, demokracia, dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe siguria.

“Ne kemi nevojë për një rend botëror ku ekonomitë janë të qëndrueshme, ku konfliktet nuk mbahen të ngrira, por zgjidhen, ku shoqëritë forcohen jo nga ndarja, por nga solidariteti, ku paqja ndërtohet e konsolidohet mbi baza besimi e bashkëpunimi. Ne kemi nevojë për guxim dhe vizion të qartë për paqen, për sigurinë, për rritjen ekonomike, për politika që ndryshojnë realisht jetët e qytetarëve tanë”, tha Begaj.

Lufta në Ukrainë apo konflikte të tjera kanë cenuar ndjeshëm sigurinë, vërejti Presidenti Begaj, ndërsa shprehu nevojën për rikthimin e paqes. Begaj solli gjithashtu edhe eksperiencën e kthimit të sfidave në mundësi përmes vizionit të brezit të ri në Shqipëri, vend i cili, nga izolimi, u rikthye në orientimin e tij natyral perëndimor. 

“Shqipëria ka kaluar një rrugëtim të vështirë: nga totalitarizmi, në demokraci; nga pasiguria, në anëtarësimin në NATO; nga një ekonomi e mbyllur, në ekonominë e tregut të lirë; nga një vend i izoluar, në një vend që u vizitua nga 10 milionë turistë vitin që shkoi e është  sot një vend aspirant për në Bashkimin Evropian”, tha presidenti.

Forumi Global i Baku-t mbledh çdo vit liderë shtetesh, qeverish dhe aktivistë të rëndësishëm nga mbarë bota, të cilët diskutojnë sfidat dhe mundësitë për t’u përballur me çështje globale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.