Begaj në Nju-Jork: Zhvillimi i qëndrueshëm, garanci për një botë me paqe dhe stabilitet

9db24bdc394c433b8c27f301718505fa

9db24bdc394c433b8c27f301718505fa

Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një botë në paqe dhe stabilitet. Në fjalën e tij në takimin për zbatimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, Presidenti ndërsa e konsideroi këtë javë si tepër të rëndësishme për nga rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe takimeve e bisedimeve me liderë botërorë, u shpreh se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia për një botë të karakterizuar nga paqja dhe stabiliteti.

Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me lidera të tjerë botërorë. Zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja dhe stabiliteti.

Zbatimi i Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje e përbashkët që përfshin institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile.

Këto objektiva janë një hartë universale, që udhëheq vizionin tonë për të ardhmen”, tha Begaj.

Presidenti Begaj ndodhet në Nju Jork në kuadër të javës së 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.