9db24bdc394c433b8c27f301718505fa
Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një botë në paqe dhe stabilitet. Në fjalën e tij në takimin për zbatimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, Presidenti ndërsa e konsideroi këtë javë si tepër të rëndësishme për nga rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe takimeve e bisedimeve me liderë botërorë, u shpreh se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia për një botë të karakterizuar nga paqja dhe stabiliteti.
“Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me lidera të tjerë botërorë. Zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja dhe stabiliteti.
Zbatimi i Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje e përbashkët që përfshin institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile.
Këto objektiva janë një hartë universale, që udhëheq vizionin tonë për të ardhmen”, tha Begaj.
Presidenti Begaj ndodhet në Nju Jork në kuadër të javës së 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.