Lajme

Begaj në Samitin e Aqabas: Shqipëria, model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit

Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit.

Para liderëve të shteteve dhe qeverive që janë pjesë e nismës së “Aqaba Process”, Begaj theksoi rëndësinë e përgjegjësisë, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët përballë çdo kërcënimi dhe sfide.

“Terrorizmi nuk njeh kufij, kombësi, fe apo përkatësi etnike. Ai është një kërcënim i përbashkët dhe kërkon një përgjigje të përbashkët. Shqipëria është një partner rajonal dhe global i besueshëm, me një kontribut të qenësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Ne besojmë se paqja dhe siguria afatgjatë arrihen vetëm përmes bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar dhe përgjegjësisë së përbashkët. Përballë kërcënimeve që nuk njohin kufij, le të riafirmojmë qëllimin tonë të përbashkët, të veprojmë me vendosmëri dhe mirëkuptim me qëllim që të mbrojmë të drejtat themelore të njeriut për paqe dhe siguri”, tha Begaj.

Presidenti Begaj i njohu pjesëmarrësit në samit me strategjitë e miratuara nga Shqipëria, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të cilat ofrojnë një model të qasjes gjithëpërfshirëse.

“Përmes Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit  të Dhunshëm, Shqipëria është transformuar  në një model ekspertize rajonale. Praktika jonë për parandalimin, rehabilitimin, riintegrimin, risocializimin dhe mosangazhimin është njohur ndërkombëtarisht si praktikë e mirë nga partnerët tanë strategjikë”, u shpreh Begaj.

Samitin e nismës së “Aqaba Process” për sigurinë në Ballkan, Presidenti Begaj e vlerësoi si proces angazhimi dhe mundësi për ndërtimin e një qasjeje të integruar dhe proaktive në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ky samit në Sofje qe bashkëorganizohet nga Mbreti i Jordanisë, Madhërisë së  Tij Abdullah II dhe Presidenti Bullgar Radev vjen pas samitit që u mbajt në Tiranë në vitin 2018.

Blerti Delija

Recent Posts

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

58 minutes ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

2 hours ago

Aksident në qendër të qytetit – Një burrë rreth 60 vjeç  përfundoi në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në qendrër të qytetit të Shkodrës.…

2 hours ago

Rritja e çmimeve në tregje – Qytetarët: Jo vetëm ushqimet, por edhe perimet e zarzavatet me çmime “të kripura”

Ndonëse ardhja e pranverës dhe rritja e mundësive për prodhim vendas do të çonte në…

2 hours ago

Transporti publik në qytet – Qytetarët ankohen për kohën e gjatë të pritjes së urbanit

Transporti urban në Shkodër vijon të përballet me problematika. Rrugët e qytetit janë të mbingarkuara…

2 hours ago

Shiroka hap dyert për vizitorët – Qytetarët: Ka ajër të pastër, bukuri natyrore dhe ndryshime në menaxhim

Përgatitja për nisjen e  sezonin turistik ka nisur jo vetëm nga ana e bizneseve, por…

2 hours ago

This website uses cookies.