Begaj në Vaun e Dejës: Bizneset familjare po shndërrohen në sipërmarrje. Shqipëria ka nevojë të investohet këtu
Presidenti Bajram Begaj ishte sot (27 tetor) në Vau e Dejës, ku zhvilloi takime me banorë të cilët kanë ndërtuar modele të biznesit familjar. Në Facebook, teksa ka publikuar foto nga takimet, Begaj shkruan se këto biznese po shndërrohen në sipërmarrje, kjo edhe për shkak të rikthimit nga emigracioni të banorëve.
Ai bën thirrje që të investohet në Shqipëri, teksa thekson se janë të gjitha mundësitë që kjo të arrihet.
“Në Bashkinë e Vaut të Dejës ku modelet e biznesit familjar po shndërrohen në sipërmarrje të mëdha falë rikthimit nga emigracioni të banorëve të kësaj zone. Shqipëria ka nevojë dhe i ka mundësitë sot, që të investohet këtu!”, shkruan Begaj.