Begaj përkujton 20-vjetorin e vdekjes së Dëshmorit Gani Malushi: Bënte luftë pa …
Begaj përkujton 20-vjetorin e vdekjes së Dëshmorit Gani Malushi: Bënte luftë pa kompromis ndaj bandave të krimit
Në përvjetorin e 20-të të ndarjes nga jeta të komisar Gani Malushit, presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se Dëshmori i Atdheut do të nderohet gjithnjë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit.
Kreu i Shtetit shkruan se profesionistë si Malushi e lartësojnë figurën e Policisë së Shtetit dhe rrinin besimin e qytetarëve te institucioni.
“Dëshmori i Atdheut, Komisar Gani Malushi do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit. Do të kujtohet me respekt për luftën pa kompromis me bandat e krimin. Profesionistë si ai lartësojnë figurën e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin tek ajo”, shkruan Begaj në rrjetin social Facebook.
Nga prilli i vitit 2003, komisar Malushi kreu detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Krujë. Më datë 6 gusht të po këtij viti, pas një atentati në krye të detyrës, ai u plagos rëndë dhe për pasojë humbi jetën një ditë më pas (7 gusht).
Në shtator të 2013, presidenti asokohe Alfred Moisiu i akordoi komisar Malushit “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin “Për organizim e drejtim cilësor të punës, për profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrës”.
Gani Malushi u shpall nga Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” me vendimin nr.40, datë 16.11.2004, “Dëshmor i Atdheut”.