Lajme

Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev

Presidenti Bajram Begaj ka pranuar Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev.

Presidenti Begaj i uroi Aisariyev mirëseardhjen në Shqipëri si Ambasadori i parë rezident i Kazakistanit në Tiranë, duke i garantuar mbështetjen e institucioneve shqiptare përgjatë shërbimit të tij diplomatik në vendin tonë.

Hapja e Ambasadës së Kazakistanit në Tiranë dëshmon vullnet për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona mike”, – theksoi Presidenti Begaj gjatë takimit me Ambasadorin Aisariyev, të cilit i shprehu vullnetin politik për të mbështetur dhe intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e dialogut dhe vizitave të mëtejshme të ndërsjella, në mënyrë që të promovohet bashkëpunimi dypalësh.

“Shqipëria ka interes për nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, rritjen e investimeve kazake në sektorë, si: turizmi, energjia, agrobiznesi, ndërtimi infrastrukturor dhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve”, – theksoi Presidenti Begaj.

Turizmi u cilësua si një fushë potenciale bashkëpunimi, që favorizohet edhe nga udhëtimi pa viza midis vendeve. Me interes u vlerësua dhe vendosja e një linje direkte fluturimi Tiranë-Astana.

Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Kazakistanit kërkesën për rishikim të qëndrimit në lidhje refuzimin e njohjes së Kosovës dhe mbështetje ndaj proceseve të saj integruese, ndërsa theksoi se është në interesin e përbashkët bashkëpunimi i mëtejshëm në organizatat ndërkombëtare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

4 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

4 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

4 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

6 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

6 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

7 hours ago

This website uses cookies.