Begaj pret delegacion nga parlamenti suedez: Të rritet bashkëpunimi ekonomik dhe investimet në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj, priti sot një delegacion nga parlamenti suedez, të përbërë nga Adnan Dibrani, deputet socialdemokrat, i cili kandidon për eurodeputet, dhe që në vijim do të zëvendësohet nga Arbër Gashi. Përfaqësuesit e Parlamentit suedez, me origjinë nga Kosova, shoqëroheshin nga Ambasadori Ström.

Presidenti Begaj përgëzoi përfaqësuesit suedezo-shqiptarë për arritjet e tyre politike, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke veçuar kontesktin e ri pas anëtarimit të Suedisë në NATO. 

Presidenti evidentoi rolin dhe kontributin e vlerësuar të Suedisë, si në kuadër të integrimt të vendit tonë në BE ashtu edhe për ndihmën dhe asistencë suedeze për zhvillim. Ndërkohë marrëdhëniet shumë të mirë politike duhet të përkthehen në një bashkëpunim të shtuar ekonomik dhe ritjen e investimeve suedeze në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit vëllazëror me dy politikanët e rinj shqiptarë që kontribuojnë në një vend mik si Suedia, u nënvizua mesazhi mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re të politikanëve, me vision të qartë mbarëkombëtar dhe vlera euro-atlantike. Presidenti theksoi se arritjet e tyre në politikë bëjnë krenarë dhe janë shembuj frymëzimi për diasporën mbarëshqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.