Presidenti i vendit Bajram Begaj, priti sot në një takim kryesuesin e OSBE-së, zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtinë e Maltës, Ian Borg.
Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i Shqipërisë me OSBE-në dhe Maltën. Presidenti i Republikës theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri kanë qenë partnerët e besueshëm 27 vjetët e fundit me mbështetjen e reformave të rëndësishme për vendin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Begaj përcolli vlerësimin për kontributin që OSBE-ja ka dhënë në avancimin e reformës zgjedhore, nëforcimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.
“Shqipëria do të vijojë të mbështesë vlerat e të drejtave të njeriut dhe vlerat e demokracisë”- theksoi Presidenti Begaj.
Në lidhje më marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maltës, Presidenti Begaj rikonfirmoi vullnetin për të forcuar më tej këtë bashkëpunim përmes rritjes së kontakteve dhe zgjerimit të shkëmbimeve ekonomike, veçanërisht në fushën e turizmit, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian.
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
Banorët e njësisë administrative Rrethina edhe këtë fillim vit kërkesë ndaj pushtetit vendor e qendror…
Karnavalet e Shkodrës janë një nga traditat më të njohura dhe më të vjetra të…
Rëndësia që po i jepet vitet e fundit shkollave profesionale, ka ndikuar pozitivisht në klimën…
Ka vetëm pak ditë që ka dalë në qarkullim për lexuesit botimi më i fundit…
This website uses cookies.