Begaj pret kreun e ri të Prezencës së OSBE në Shqipëri, Presidenti: Vazhdojmë bashkëpunimin

Kreu i shtetit, Bajram Begaj, ka pritur në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran. Nëpërmjet një njoftimi, presidenca bën me dije se Begaj falënderoi ambasadorin për mbështetjen që OSBE ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite.

Po ashtu ai ka shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vijojë edhe në të ardhmen.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e ri të  Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran.

Presidenti Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-s ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen se një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen”, shkruan presidenca.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.