Lajme

Begaj pret Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO: Rajoni duhet të jetë i bashkuar për paqen dhe stabilitetin

Presidenti Bajram Begaj priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone. Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj e uroi Admiral Dragone për detyrën dhe e falënderoi për vizitën e tij të parë në rajon. Ai shprehu vlerësimin e tij për rolin dhe misionin e NATO-s, duke theksuar rëndësinë e pranisë së Aleancës në rajon dhe veçanërisht të KFOR-it në Kosovë.

Presidenti Begaj theksoi se është e nevojshme që vendet e rajonit të qëndrojnë të bashkuara për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për paqen dhe sigurinë. Ai gjithashtu vuri në dukje mbështetjen për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n dhe iniciativat rajonale.

“Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi më të fortë. Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike jo vetëm për rajonin tonë në kohërat që po jetojmë. Ne duhet të punojmë fort për t’i garantuar ato”, tha Begaj.

Duke folur për angazhimet e Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, si dhe përfaqësimin e shtuar të Shqipërisë në misionet dhe operacionet e NATO-s.

“Është shumë i rëndësishëm investimi në projektet infrastrukturore, si Korridori VIII dhe porti i ri Porto Romano, të cilat realizojnë ndërlidhjen strategjike dhe rrisin lëvizshmërinë ushtarake”, tha Begaj.

/rtsh.al/

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Arsenal-PSG, Arteta: Një mundësi e jashtëzakonshme

Mikel Arteta ka shansin të bëjë atë që Ëenger nuk mundi të bënte te Arsenali.…

15 minutes ago

Luis Enrique: PSG dhe Arsenali janë të ngjashëm

PSG, pas suksesit në Ligue 1, po mendon për lavdinë në Evropë dhe për rrjedhojë…

17 minutes ago

PSG, Kvara: Jemi ndër më të mirët në botë, ëndërrojmë Ligën e Kampionëve

“Ne kemi sulmues të mëdhenj dhe jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë”.…

19 minutes ago

Këngëtarja dhe kompozitorja Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Elina Duni, duket se është e përkëdhelura e kritikës, ndaj edhe përherë e më tepër,…

23 minutes ago

Kos: BE do ndajë Ukrainën nga Moldavia në procesin e negociatave

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se Bashkimi Evropian dëshiron të ndajë proceset…

27 minutes ago

Meloni: Ishte dhuratë nga Papa takimi Trump-Zelensky. Italia mund të punojë për t’i afruar të dy anët e Atlantikut

Në intervistën e saj të hollësishme me gazetën Corriere della Sera, kryeministrja italiane Giorgia Meloni…

37 minutes ago