Begaj pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame: Model i tolerancës fetare
Presidenti Bajram Begaj, priti në takim këtë të premte (16 shkurt) Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame, Mohammad Bin Abdulkarim Al-Issa.
Vetë Presidenti bën të ditur se gjatë takimit çmoi misionin dhe qëndrimin e Ligës Botërore Islame për një botë në harmoni fetare, bazuar te parimi i modernitetit, të pa ndikuar nga ideologjitë fetare apo politike.
Kreu i Shtetit mirëpriti vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe për Shqipërinë, të cilën ai e konsideroi si “modeli i shkëlqyer i tolerancës fetare dhe bashkëjetesës, me të cilin ne krenohemi në botë”.
Po ashtu, Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e Dr. Al-Issa në ndërgjegjësimin global ndaj mesazhit të vërtetë të fesë, “të promovimit të miqësisë midis pasuesve të të gjitha besimeve e kulturave botërore”.