Begaj pret një delegacion të Landit të Stirias në Austri; të thellojmë programet e bashkëpunimit

BEGAJ STIRAS

BEGAJ STIRAS

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një delegacion të Landit të Stirias, Austri kryesuar nga Guvernatori Christopher Drexler së bashku me Presidenten e Parlamentit të kёtij Landi, Manuela Khom.

Presidenti Begaj falenderoi  z. Drexler për vëmendjen  që Landi i Stirias i ka kushtuar Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si kontribues  në procesin e integrimit në BE, nëpërmjet bashkëpunimit në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, shëndetit publik dhe turizmit.

Presidentii Republikës vlerësoi  veprimtarinë e organizatës joqeveritare humanitare “Partneriteti Shqipëri- Austri” e themeluar  nga  Dr. Marianne Graf dhe bashkëshorti i saj e që vepron në Shqipëri që nga viti 1992.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj falenderoi Guvernatorin Drexler për pёrkushtimin e tij nё hartimin e programeve dhe bursave që ky Land ka me Shqipërinë që nga viti 2018 dhe inkurajoi vijimësinë e programeve të bashkëpunimit mё tё thelluar nё tё ardhmen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.