Begaj: Shqiptarët faktor paqeje në rajon, të krijohet linjë ajrore Lubjanë-Tiranë. Musar: Ballkani e ka vendin në BE, vlerësoj SPAK

Forcimi i bashkëpunimit gjeopolitik dhe ekonomik mes dy vendeve ka qenë mesazhet që Shqipëria dhe Sllovenia dhanë gjatë takimit të dy krerëve të shtetit.

Presidenti Bajram Begaj ka vlerësuar bashkëpunimin me Slloveninë, ndërsa kërkoi që të rriten investimet sllovene në vendin tonë.

Begaj tha se duhet krijuar një linjë ajrore direkte Lubjanë-Tiranë për të rritur edhe më shumë turizmin mes vendeve, ndërsa shtoi se investuesit sllovene t’i kthejnë sytë në sektorët e energjetikës, inovacionit dhe bujqësisë për të investuar në Shqipëri.

“Mirëserdhët në tokën e zotit dhe mikut. Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira në interesat të përbashkëta dhe rajonale dhe partneritet strategjik në kuadër të NATO-s dhe perspektivës europiane. Falënderoj mbështetjen që Sllovenia i jep Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE. Bashkëpunimi ekonomik ka edhe më shumë ku mirëpresin sipërmarrësit sllovene të investojnë në turizëm, energji, bujqësi dhe inovacion. Një linjë ajrorë direkte mes Lubjanës dhe Tiranës do ishte në mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit mes vendeve tona”, tha Begaj

Presidenti Begaj vlerësoi edhe faktorin shqiptar për paqe dhe siguri në rajon, ku theksoi se Sllovenia ka qenë ndër shtete e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Vlerësoj rolin e Sllovenisë dhe Shqipërisë për paqen dhe sigurinë në rajon. Shqiptaret janë një popull historikisht paqedashës dhe janë të interesuar për një rajon të sigurt në paqe dhe të integruar në BE.  Sllovenia ishte një nga shtetet e para që njohu Kosovën duke treguar maturi strategjike dhe largpamësi në njohjen e realiteteve të reja. Ky është vlerësim për faktorin shqiptar që ka kontribuar për paqe në rajon. Ballkani mbetet ende vurnerabël nga aktorë që frymëzohen nga e kaluara për të projektuar një të ardhme larg vlerave demokratike dhe europaine”, tha Begaj.

“Ballkani e ka vendin në BE”, ishte mesazhi që presidentja sllovene Natasha Pirc Musar (Natasa Pirc Musar),  ndërsa vlerësoi edhe punë e SPAK në luftën ndaj krimit të organizuar.

“Sllovenia beson se rajoni e ka vendin në BE.  BE duhet të pranojë deri në 2030 vendet e rajonit në gjirin e saj. Keni përparuar në  luftën ndaj korrupsionit dhe SPAK ka bërë një punë të mirë. Asnjë shtete nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit dhe besoj se kemi një rrugë të përbashkët në luftën ndaj krimit. Jam e bindur që do të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona. Jam e kënaqur me përparimin e  Shqipërisë në fushën e turizmit. Mund të them se jam e kënaqur që të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë janë të bashkuar në rezolutën për Serbenicën. Sllovenia do të jetë gjithmonë mbështetëse e Shqipërisë në rrugën europiane”, u shpreh ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

10 hours ago

This website uses cookies.