Categories: LajmePolitikë

Begaj takim “kokë më kokë” me homologun bullgar. Radev: Krah jush në rrugëtimin evropian

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar këtë të  enjte (14 dhjetor) një takim “kokë më kokë’ me homologun bullgar Rumen Radev.

Marrëdhëniet dypalëshe, roli i Shqipërisë dhe i Bullgarisë në rajon dhe me gjerë si pjesë e NATO-s dhe i organizmave të tjerë ndërkombëtare  e rajonale si dhe bashkëpunimi në kuadër të Bashkimit Evropian kanë qenë në fokus të bisedës se Presidentit të Shqipërisë dhe homologut të tij bullgar.

Presidenti bullgar në fjalën e tij u shpreh se vizita e Begajt është kulmi i dialogut intensiv politik. Rumen Radev garantoi mbështetjen e Bullgarisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë shumë të forta dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve, kryesisht në fushën e sigurisë do jetë në fokus të tyre.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë në bazë të faktit se jemi aleatë në NATO, marrëdhënie të miqësisë e bashkëpunimit të mirë dhe kemi vizion të përbashkët për zhvillimin e rajonit tonë.

Kemi të njëjta prioritete politike si aleatë të NATO-s, të njëjtat qëndrime për stabilitetin e rajonit dhe i jam shumë mirënjohës Begaj për angazhimin e tij të plotë. Ne vlerësojmë bashkëpunimin në një kohë kaq të rëndësishme për të gjithë botën. Megjithëse me bashkëpunim të fortë në fushën e sigurisë mund të përparojmë më tej në këto kohë të turbullta.

Vizita e presidentit Begaj përkon me fillimin e Këshillit të BE-së.  Theksova mbështetjen e fortë të Bullgarisë për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe mendoj se Bullgaria mund të forcojë mbështetje të fortë dhe konkrete në këtë proces”, u shpreh Radev.

Ndërsa kreu i shtetit shqiptar bëri me dije se bashkëpunimi në fushat e bujqësisë, turizmit, arsimit e kulturës, ishin në vëmendje të diskutimit mes tyre. Po ashtu, Begaj garantoi se shumë shpejt do të mbyllen procedurat e brendshme nga Shqipëria dhe Bullgaria për marrëveshjen për mbrojtjen sociale.

“Vizita ime demonstron marrëdhëniet e forta mes dy vendeve. Bashkëpunimi në fushat e bujqësisë, turizmit, arsimit e kulturës, ishin në vëmendje të diskutimit tonë.

Lidhur me mbrojtjen sociale shpreha besimin se shumë shpejt do të mbyllen procedurat e brendshme nga të dy vendet dhe do të bëhet hyrja në fuqi e marrëveshjes dypalëshe për mbrojtjen sociale, me një ndikim pozitiv për shtetasit shqiptar e bullgar që jetojnë e punojnë në vendet tona respektive”, tha ai.

Gjatë vizitës zyrtare në Sofje, kreu i shtetit shqiptar do të takohet edhe me Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov.

Gjithashtu Presidenti Begaj do të zhvillojë një vizitë te trupat ushtarake shqiptare që janë të pozicionuara në Novo Selo, si pjesë e programit të NATO-s “Enhance Vigilant Activity”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

3 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

3 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

3 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

3 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

3 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

3 hours ago

This website uses cookies.