Begaj takim me familjet shqiptare në Bolonjë: Krenar për sukseset e tyre në Itali
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe, një investim i Shoqatës “Korabi” në këtë rajon, për të ruajtur e trashëguar gjuhën amtare.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Presidenti Begaj shkruan se ndjehet krenar për punën, arritjet dhe sukseset e shqiptarëve në Itali duke ruajtur gjuhën dhe traditat.
“Me shqiptarët dhe autoritetet italiane të Emiglia Romagna-s. Krenarë për punën, arritjet dhe sukseset e shqiptarëve, investimin e tyre për të ruajtur e trashëguar gjuhën e traditat tona”, shkruan Begaj.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi takime të veçanta me kryetarin e bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, me presidentin e sapozgjedhur, Michele de Pascale, dhe atë në detyrë të rajonit Emilia-Romagnia, Irene Priolo. Presidenti i Republikës vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Itali, të arbëreshëve dhe diasporës së re, por edhe të qytetarëve dhe bizneseve italiane në Shqipëri, duke i cilësuar ata si një urë të re bashkëpunimi.