Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Lordin Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.
Presidenca njoftoi se, biseda u fokusua në situatën e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e integrimit euroatlantik përballë pasojave të ndikimit të aktorëve të tretë.
Në këtë kontekst, u theksua që vendet e rajonit të vijojnë të kenë të linjëzuar politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me politikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian.
Rëndësi iu kushtua nevojës për investime në infrastrukturë, që do të mundësonin forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Korridorit VIII, një projekt që afron vendet midis Adriatikut dhe Detit të Zi.
Gjithashtu, ndryshimet e reja në strukturat evropiane u vlerësuan si një mundësi për përfitim nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti i Shqipërisë i shprehu Lordit Peach mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e tij si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, për forcimin e stabilitetit rajonal, atë të institucioneve demokratike dhe ndihmën për trajtimin e sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë.
Një vlerësim të veçantë Presidenti Begaj shprehu për kontributin e dhënë me trupa në KFOR për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…
This website uses cookies.