Lajme

Begaj takohet me drejtuesit e Autoritetit të Dosjeve: Krijimi i kulturës së pendesës, vonesë e pajustifikueshme

Presidenti Bajram Begaj është takuar sot me drejtuesit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Begaj vlerësoi angazhimin e këtij institucioni për çështjet e përballjes me të shkuarën, ndërsa i garantoi mbështetje Autoritetit në përmbushjen e funksioneve që i ngarkon ligji.

Duke nderuar historinë, ne i thërrasim ndërgjegjes sonë që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës.  Duhet të ndërtojmë një model të së drejtës në shoqëri, që nis nga rivlerësimi i të gjitha mohimeve të dhunshme që u janë bërë ish-të persekutuarve në Shqipëri.

Krijimi i kulturës së pendesës dhe ndjesës së vërtetë nga autorët e këtij persekutimi është, gjithashtu, një vonesë e pajustifikueshme. Hipokrizia edhe mungesa e konsekuencës në vendosjen e këtij modeli këto 34 vjet, duhet të marrin fund”, – u shpreh kreu i shtetit.

Gjatë bashkëbisedimit, Begaj theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit të të rinjve shqiptarë që nuk e kanë jetuar atë regjim.

“Brezi i ri duhet të mësojë për të kaluarën, që historia të mos përsëritet”, – u shpreh ai.

Ndërsa kemi hyrë në vitin elektoral, presidenti kërkoi nga Autoriteti i Dosjeve të bëjnë përpjekje për verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që zgjedhësit të përfaqësohen denjësisht nga figura që nuk kanë lidhje me të shkuarën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gonzato: Mbështesim SPAK dhe reformën në drejtësi, duhet të kemi besim!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i pranishëm në tryezën e organizuar nga…

1 minute ago

“Vetëvendosja fitoi zgjedhjet”, Kurti pret që partia e tij të krijojë qeverinë e re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha në mbledhjen e qeverisë, se partisë që…

5 minutes ago

Dumani: Kini besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, epoka e paprekshmërisë po lëkundet

“Kemi goditur organizata kriminale, të cilat janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda.…

7 minutes ago

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

6 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

6 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

6 hours ago

This website uses cookies.