Begaj takohet me Osmanin: Do loboj fort për njohjet e reja të Kosovës
Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologen e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa ndodhen në Malin e Zi për Samitin e Procesit të Bërdo Brijunit.
Gjatë takimit, Begaj ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për Kosovën, ndërsa garantoi Osmanin se do të lobojë fort për Kosovën si pjesë të organizatave ndërkombëtare.
Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve do të forcohet edhe më tej me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit.
“Me Presidenten e Kosovës @VjosaOsmaniPRKS në një takim të përzemërt e vëllazëror.
Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare.
Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, u shpreh Begaj.