Begaj takon homologun zviceran: Komuniteti jonë, urë lidhëse e fortë mes dy shteteve

begaj berse

begaj berse

Presidenti, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me homologun zviceran, Alan Berse (Alain Berset).

Në takim Begaj bën me dije se u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

‘Komuniteti shqiptar në Zvicër është një urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona. Komuniteti shqiptar në Zvicër shërben si një urë e fortë lidhëse mes dy shteteve. Jemi të përkushtuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet tona”, nënvizon Begaj.

Presidenti i Republikës falenderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor.

Gjithashtu, Begaj shprehu falenderime për nënshkrimin mes dy vendeve të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale.

Presidenti, Bajram Begaj mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm ku theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e Stabiliteti. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.