Categories: LajmePolitikë

Begaj takon presidentin Shtajnmajer: E ardhmja evropiane, udhërrëfyes për begatinë e rajonit

Presidenti Bajram Begaj, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Gjermani, ka zhvilluar sot (19 qershor) një takim kokë më kokë me homologun, Frank-Valter Shtajnmajer (o. Frank-Walter Steinmeier). Bëhet me dije se Begaj dhe Shtajnmajer kanë diskutuar lidhur me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe po ashtu për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Presidentit Begaj, ky takim është tregues i bashkëpunimit politik mes dy vendeve dhe i vëmendjes “së vazhdueshme” të Gjermanisë ndaj Shqipërisë.

Ky takim është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, është garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjermani ka dhënë mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit. Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen euroatlantike. Duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. E ardhmja evropiane është udhërrëfyes për begatinë e rajonit”, deklaroi Begaj.

Kreu i shtetit nisi dje vizitën zyrtare në Gjermani me ftesë të presidentit gjerman Shtajnmajer.

Në Berlin, presidenti Begaj do të takohet edhe me drejtuesit e shoqatave të diasporës, me të cilët do të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.

Pas Berlinit, kreu i shtetit do të zhvillojnë një vizitë në Hamburg, ku do t’i bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion“ për të mbështetur Kombëtaren në përballjen me Kroacinë për Euro 2024.

Gjithashtu, në agjendën e presidentit Begaj është parashikuar edhe një takim me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si dhe me ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nut Flekenshtajn (o. Knut Fleckenstein).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani fiton në transfertë, Como siguron matematikisht qëndrimin në Serie A

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së dielë në kampionatin italian. Milani fiton…

14 hours ago

Trajnim mbi murtajën afrikane të derrave – Koleci: Sëmundja ka një përhapje të shpejtë duhet informim

Organizata Botërore e Ushqimit  po zbaton një Projekt me fermerë që mbarështojnë derra, në Bashkinë…

14 hours ago

Ndërshtiqaj: Do ta çojmë Shkodrën më tej / Kandidati për deputet i PS- së deklaratë për mediat nga selia rozë

Ne kemi zgjedhur modelin e punës, përkushtimit dhe rezultateve konkrete, për çdo banor, në çdo…

14 hours ago

Besmir Lesha takime me biznesin – Zhvillimet e dy viteve të fundit dhe impakti pozitiv tek biznesi, në fokus

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, po vijon takimet me biznesin në Shkodër. Zhvillimet që…

14 hours ago

Sterkaj takim me pensionistët – Kandidati  i PS- së: Jeni frymëzim për rrugëtimin tim në politikë

Kandidati I PS për qarkun Shkodër, Shkelqim Sterkaj, së bashku me kandidiatët e tjerë të…

14 hours ago

PSD fushatë elektorale në Kukës – Kryetari Doshi thirrje për të votuar kandidatin socialdemokrat

Kukësi mirëpriti në një takim kryetarin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi. Shtresat sociale në…

14 hours ago