Begaj takon raportuesin e PE: Orientimi pro-euroatlantik është i pandryshueshëm

Begaj takon raportuesin e PE

Presidenti, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Kreu i Shtetit falënderoi Parlamentin Evropian si mbështetësin dhe avokatin më të madh të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, duke garantuar njëkohësisht përkushtimin e plotë të Shqipërisë për përmbushjen në kohë të reformave të kërkuara për avancimin e negociatave.

“Nuk do të gjeni askund dy shtete si Shqipëria dhe Kosova me mbështetje më të madhe ndaj Bashkimit Evropian, ku, pavarësisht bindjes politike të qytetarëve dhe partive politike, orientimi pro-euroatlantik është i pandryshueshëm”, u shpreh Begaj.

Begaj bëri të ditur se në takim u bisedua mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përgatitjet dhe sfidat që ky proces të përmbushë standardet e Bashkimit Evropian për zgjedhje të drejta, të lira e të ndershme.

Më shumë se rezultati, për ne ka rëndësi procesi, standardet e zgjedhjeve demokratike. Këto zgjedhje vijnë me një risi, siç është ajo e votës së Diasporës, që duhet përshëndetur. Unë i jam drejtuar klasës politike t’i japë fund fenomeneve shqetësuese të zgjedhjeve të mëparshme, siç janë përdorimi i fondeve publike për arsye elektorale, mungesa e besimit mes partive politike, si dhe t’i jepet fund zvarritjes në nxjerrjen e rezultatit, që të mund të kemi një proces të  gjithëpranuar dhe dita e nxjerrjes së rezultatit të jetë një ditë e bukur për Shqipërinë, ku fituesi të festojë me modesti dhe humbësi të respektojë rezultatin”, nënvizoi gjatë bisedës Kreu i Shtetit.

Po ashtu, Begaj shprehu besimin se monitorimi i procesit nga Parlamenti Evropian dhe vëzhguesit e tjerë kombëtarë e ndërkombëtare do të ndikonin në arritjen e standardeve të kërkuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.