Presidenti, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Kreu i Shtetit falënderoi Parlamentin Evropian si mbështetësin dhe avokatin më të madh të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, duke garantuar njëkohësisht përkushtimin e plotë të Shqipërisë për përmbushjen në kohë të reformave të kërkuara për avancimin e negociatave.
“Nuk do të gjeni askund dy shtete si Shqipëria dhe Kosova me mbështetje më të madhe ndaj Bashkimit Evropian, ku, pavarësisht bindjes politike të qytetarëve dhe partive politike, orientimi pro-euroatlantik është i pandryshueshëm”, u shpreh Begaj.
Begaj bëri të ditur se në takim u bisedua mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përgatitjet dhe sfidat që ky proces të përmbushë standardet e Bashkimit Evropian për zgjedhje të drejta, të lira e të ndershme.
“Më shumë se rezultati, për ne ka rëndësi procesi, standardet e zgjedhjeve demokratike. Këto zgjedhje vijnë me një risi, siç është ajo e votës së Diasporës, që duhet përshëndetur. Unë i jam drejtuar klasës politike t’i japë fund fenomeneve shqetësuese të zgjedhjeve të mëparshme, siç janë përdorimi i fondeve publike për arsye elektorale, mungesa e besimit mes partive politike, si dhe t’i jepet fund zvarritjes në nxjerrjen e rezultatit, që të mund të kemi një proces të gjithëpranuar dhe dita e nxjerrjes së rezultatit të jetë një ditë e bukur për Shqipërinë, ku fituesi të festojë me modesti dhe humbësi të respektojë rezultatin”, nënvizoi gjatë bisedës Kreu i Shtetit.
Po ashtu, Begaj shprehu besimin se monitorimi i procesit nga Parlamenti Evropian dhe vëzhguesit e tjerë kombëtarë e ndërkombëtare do të ndikonin në arritjen e standardeve të kërkuara.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.