Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të BSEC: Konsolidojmë bashkëpunimin

Presidenti Bajram Begaj, priti në një takim Asaf Hajiyev, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC).

Gjatë takimit, Begaj risolli në vëmendje kontributin e Shqipërisë përgjatë Presidencës së shkuar gjashtëmujore të kësaj organizate, bazuar në moton domethënëse: “Të bashkuar për një bashkëpunim paqësor në zonën e BSEC”.

Si anëtare themeluese e BSEC-së, Shqipëria ka punuar për ngritjen e bashkëpunimit në një nivel më të qëndrueshëm ekonomik dhe social, në forcimin e organizatës dhe ndërveprimin me Bashkimin Evropian.

Shqipëria”, – nënvizoi Presidenti Begaj, “vlerëson se BSEC-ja, si promovuese dhe nxitëse e bashkëpunimit dhe e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfaqëson një model të diplomacisë shumëpalëshe politike dhe ekonomike”.

Ne duhet të vijojmë më tej konsolidimin e Asamblesë Parlamentare dhe Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, me synim rritjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e BSEC-së”, theksoi Begaj.

Presidenti i përcolli Hajiyevit përgëzimet për arritjet e Asamblesë Parlamentare të BSEC-së në partneritetin mes parlamenteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për zbatimin e projekteve dhe përmbushjen e synimeve të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.