Begaj takon zv. sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit ‘Konrad Adenauer’: Anëtarësimi në BE prioritet strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti të mërkurën në një takim zëvendësekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad Adenauer, Gerhard Ëahlers, i cili shoqërohej nga drejtori i këtij fondacioni në Tiranë, Thomas Kunze.

Presidenti Begaj i përcolli zotit Ëahlers mirënjohjen për ndihmën që Fondacioni Konrad Adenauer ka dhënë për Shqipërinë ndër vite, për kontributin për një shoqëri të drejtë, promovimin dhe ruajtjen e demokracisë, sistemin e drejtësisë, për nismat e edukimit politik, si dhe kodin elektoral.

Gjermania, në vlerësimin e Presidentit Begaj, mbetet mbështetëse e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.


“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është  prioritet strategjik i Shqipërisë, por mendoj se  zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike edhe për vetë Unionin”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit vlerësoi se kujdesi i veçantë që Fondacioni Konrad Adenauer tregon ndaj kujtesës historike të Shqipërisë, nisur edhe nga eksperienca gjermane, është një shembull shumë i drejtë për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së shkuarës.

Presidenti i Republikës vlerësoi përkrahjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit, si dhe rolin pro-aktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE nga Gjermania, me të cilën Shqipëria ka raporte të shkëlqyera politike dhe ekonomike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.