Begaj uron Trump: SHBA, dëshmi e vlerave të demokracisë

Begaj uron Trump

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20 janar) si Presidenti i 47-të i SHBA. Përmes një postimi në X, Begaj e cilëson SHBA si dëshmi të vlerave të demokracisë, teksa vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve.

Begaj thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për ta forcuar edhe më tej partneritetin me SHBA.

Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, shkruan Begaj.

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i SHBA, teksa ceremonia u zhvillua në Kapitol. Në fjalën e tij pas betimit, Trump tha se SHBA “do të lulëzojë” nën drejtimin e tij. Trump pritet të lëshojë së shpejti një seri veprimesh ekzekutive, duke përfshirë shpalljen e një emergjence kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, daljen e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe dyfishimin e nismave për karburantet fosile.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.