Categories: AktualitetLajme

Begaj viziton anijen ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në anijen ushtarake të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, RFA “Argus”, e cila ndodhet në ujërat shqiptare në afërsi të Durrësit.

Kjo vizitë kryhet në kuadër të bashkëpunimit të fortë, miqësisë së ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe si dy vende anëtare të NATO-s.

Shqipëria feston këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe përgjatë kësaj periudhe, përmes stërvitjeve të përbashkëta, pjesëmarrjes së përbashkët në misione, ka dëshmuar që është një anëtare e denjë e Aleancës. 

Presidenti u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Pëgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Arben Kingji, dhe Ambasadori britanik, SH. T. Z. Alastair King-Smith. Në bordin e anijes Presidenti u prit nga Komandanti dhe ekuipazhi. 

Presidenti Begaj falënderoi Komandantin e anijes për vizitën në Shqipëri, duke u shprehur se prezenca e tyre në rajon është domethënëse në një kohë kur siguria është tronditur pas agresionit rus në Ukrainë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi forcat e armatosura të Marinës Mbretërore, të cilët i shërbejnë jo vetëm vendit të tyre, por dhe sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, Evropë e më gjerë. Gjatë vizitës në anijen ushtarake britanike, Presidenti Begaj pa nga afër shërbimet dhe kapacitet e saj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

13 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

13 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

13 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

13 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

14 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

14 hours ago

This website uses cookies.