Categories: LajmePolitikë

Begaj vlerëson Uisnerin para largimit: Mirënjohje SHBA-së për mbështetjen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Uisner (Wisner).

Presidenti i Republikës shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë, duke u shprehur, njëkohësisht, krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.

Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që z. Uisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë.

Presidenti Begaj vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer.

Uisner është në fund të mandatit si i dërguari i përkohshëm i Uashingtonit në Tiranë. Deri sa Senati amerikan të konfirmojë ambasadorin e ri, David Kostelancik, në fundjavë ai zbuloi edhe kush do e pasojë me një tjetër mandat të përkohshëm.

Pasardhësja ime do të jetë një diplomate e aftë, Nancy VanHorn. Ajo vjen me përvojë shumë të madhe në Tiranë, pasi ka punuar në Ukrainë, Armeni dhe Rusi, mes detyrave të tjera që ka mbajtur,” deklaroi diplomati amerikan për gazetën “Panorama”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime si milioner në Shqipëri – Emisioni më i ri në RTSH, “Kuota”, rekomandon të rinjtë

Projektimi i të ardhmes si milioner shpesh fillon si ëndërr. Në emisionin më të ri…

1 hour ago

Procesi “Maradona”, mesazhet tregojnë lidhjen intime mes psikologes dhe ish-futbollistit

Një bisedë në “Whatsapp” mes dy psikologëve të Diego Armando Maradonës tregon qartë se njëri…

1 hour ago

Luka Modriç blen aksione të Suonsi Sitit

Luka Modriç ka blerë një përqinjde të vogël aksionesh të Suonsi Siti. Kroati ka habitur…

1 hour ago

“Paris-Roubaix 2025”/ Vetëdorëzohet personi që i hodhi shishen në fytyrë Van der Poel

E përditshmja belge “Het Laatste Nieuws” ka bërë me dije se autori i gjestit të…

1 hour ago

Prezantohet pishtari Olimpik i Lojërave Dimërore Milano-Cortina 2026

Dizajni i pishtarit Olimpik për Lojërat Dimërore Milano-Cortina u zbulua për publikun, 298 ditë para…

1 hour ago

Duka: Bashkëpunimi me Kosovën është i natyrshëm dhe i pandalshëm

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në…

2 hours ago

This website uses cookies.