“Bëhu versioni yt më i mirë”/ Fushata e rekrutimeve në Forcat e Armatosura deri më 9 janar

rekrutime

rekrutime

Armela Murati është pilotja e parë shqiptare e cila është pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por ajo shpreson që shumë shpejt pret që të ketë edhe vajza të tjera pilote te FA.

Unë sapo i kam hyrë kësaj pune dhe mund të them se ka sfidat por ka dhe kënaqësitë e veta mezi pres për të ardhmen pasi shumë shpejt do të pajisemi me helikopterët black choch kështu që presim shumë shpejt që të nisim trajnimin”, tha pilotja e parë femër Armela Murati.

Për të vijuar fushatën e promovimit, dhe të rekrutimit të të rinjve për t‘u bërë pjesë e FA, ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtues të Qendrës së Personel Rekrutimit u ndalën në qytetin e Elbasanit.

Absolutisht që ka pasur interes nga djemtë dhe vajza të reja. Gjatë të gjithë vitit kryejmë fushata të tilla për rekrutimin e Forcave të Armatosura. Një ushtar në Forcat e Armatosura gjen një karrierë të sigurt, është i mirë paguar, i mirë trajnuar”, tha Kolonel Fadil Ciroku, Komandant i Qendrës Personel-Rekrutim.

Fushata për t’u bërë pjesë e FA do të vijojë deri më datë 9 janar, duke u shtrirë në shumë qytet të vendit, ku përmes ditës së hapur, jo vetëm promovohet teknika dhe pajisjet por shpërndahet informacion për të rinjtë . Rekrutët e rinj trajtohen jo vetëm financiarisht por edhe me përshirjen në skema të ndryshme sociale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.