Bejko : Janë të mjerë ata individë që i shërbejnë sot Sali Berishës

Bejko

Bejko

Nën Kryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka reaguar  sot për të gjithë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha që mblidhen poshtë banesës së tij çdo pasdite.

Në një reagim në Facebook, Bejko shprehet se tentativa e disa individëve për t’i shërbyer Berishës në betejën e tij kundër drejtësisë, SHBA- së dhe Britanisë, tregon mjerimin e tyre.

Manovra e disa individëve për t’i shërbyer Sali Berishës në betejën e tij kundër drejtësisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe tregojnë mjerimin e tyre. Dy njerëzit më të interesuar sot për shkatërrimin e SPAK dhe institucioneve të drejtësisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Ata kanë qenë dhe janë bashkë prej dy vjetësh në betejën kundër drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për të njëjtat arsye, për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre”, shkruan Bejko.

Ai shton se dy njerëzit më të interesuar sot për shkatërrimin e SPAK dhe institucioneve të drejtësisë janë Edi Rama dhe Sali Berisha, duke shtuar se hallet e këtij të fundit nuk janë problemet e PD.

“Pretendojnë se janë opozitë dhe ditë për ditë sulmojnë SPAK, SHBA, Britaninë e Madhe, është të vazhdosh t’u hedhësh hi syve demokratëve që mbajnë zvarrë me lloj lloj gënjeshtrash e mashtrimesh prej më shumë se dy vjetësh, ndërkohë hipokritët “opozitarë,” nga ana tjetër vazhdojnë të marrin tendera e leje ndërtimi nga pushteti i Ramës”.

Në fund ai thekson se lojërat për ta shndërruar PD në mburojë të Sali Berishës kanë marrë fund shumë kohë më parë.

“Hallet e Sali Berishes dhe atyre që sot bëjnë tellallin e tij nëpër media, nuk janë problemet e PD.Interesi i PD është t’u garantohet vota emigrantëve dhe shqiptarëve të zgjedhin vetë deputetin e tyre përmes listave të hapura. Prioriteti i PD është vetingu i politikanëve, hartimi i një programi për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe ofrimi i një alternative që u kthen shpresën dhe besimin njerëzve te vendi dhe politika. Kjo është platforma që bashkon çdo shqiptar e politikan që kërkon që Shqipëria të ndryshojë.  Lojërat për ta shndërruar PD në mburojë të Sali Berishës kane marrë fund shumë kohë më parë”, përfundon deputeti Bejko.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.